Termat e Referencës


JU LUTEM RISHIKONI ME KUJDES MARRËVESHJEN E MËPOSHTME. KJO PËRBËN NJË KONTRATË LIGJORE MIDIS JUSH DHE UBO CONSULTING SHPK ("KOMPANIA"). KËTO TERME DHE KUSHTE, SË BASHKU ME POLITIKËN E PRIVATËSISË SË UBO CONSULTING (BASHKËRISHT REFERUAR SI "KJO KONTRATË"), RREGULLON ANËTARËSIMIN TUAJ NË UBO PANELIN E HULUMTIMEVE ("PANELI"). DUKE U REGJISTRUAR NË PANEL, NË KËTË MËNYRË JU PRANONI TË GJITHA TERMAT DHE KUSHTET E PËRCAKTUARA NË KËTË KONTRATË.

  1. Përmbledhje 

Kompania, me zyrën e saj kryesore në rrugën Bajram Curri 60, Prishtinë 10000, Kosovë, një entitet i angazhuar kryesisht në hulumtimin e tregut dhe informimin e konsumatorëve, administron panele të konsumatorëve të zgjedhur që synojnë të bëjnë matjen e përdorimit të pajisjeve të ndryshme dixhitale (p.sh., kompjuterë Windows dhe Mac, iPhone, iPad, iPod Touch, telefona të mençur Android dhe tableta Android dhe shërbime të ngjashme) (të referuara si "Pajisje" ose "Pajisjet") dhe për të ndihmuar klientët e UBO-s, për të kuptuar motivimet e konsumatorëve për blerjen e shërbimeve ose produkteve të caktuara, si dhe monitoron sjelljen në Pajisjet e tilla ("Hulumtime").

Duke dhënë detajet tuaja dhe duke rënë dakord me këtë Kontratë (siç përshkruhet më poshtë), ju ("ju", i caktuar gjithashtu si "Pjesëmarrës"), pranoni të merrni pjesë në Hulumtim dhe pranoni që softueri i kompanisë të hapet në pajisjen tuaj (p.sh., një koleksion i një ose më shumë aplikacioneve që mund të përfshijnë ueb-shfletimin dhe aftësitë e regjistrimit të përdorimit të pajisjes[A1] ) siç shtjellohet më poshtë. Softueri është zhvilluar dhe i përket Kompanisë.

Pjesëmarrja në Hulumtim nga Pjesëmarrësit është mbi baza vullnetare. Kompania mund ose edhe nuk mund të ofrojë stimulime për Pjesëmarrësit, për pjesëmarrjen e tyre.

Kjo Kontratë është në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, si dhe me udhëzimet e ESOMAR-it, duke siguruar një PROCEDURË  rigoroze të PËRSHTATSHMËRISË për ANËTARËSIM..

  1. Përshtatshmëria (e drejta) 

Për t'u kualifikuar për anëtarësim në Panel, duhet të plotësoni TË GJITHA kriteret e mëposhtme:

  • Të jeni 16 vjeç e më lart dhe të aftë për të lidhur një kontratë detyruese. Ju shprehimisht pohoni se jeni pronar ose keni autoritet të ligjshëm mbi çdo Pajisje në të cilën mund të instaloni softuerin.
  • Ju keni njoftuar individët që kanë qasje në pajisjen në të cilën po instalohet softueri për vendimin tuaj për t'u bashkuar me Panelin e Hulumtimit, dhe këta individë ju kanë dhënë pëlqimin e tyre të qartë për t'u bashkuar me Panelin dhe për t'u lidhur me këtë Kontratë.
  • Nëse po instaloni softuerin në vendin tuaj të punës, ju keni marrë leje nga punëdhënësi juaj për ta bërë këtë në Pajisjen tuaj në vendin e punës.
  • Ju keni plotësuar formularin e regjistrimit.

Këto kushte sigurojnë një proces anëtarësimi të pajtueshëm dhe të ligjshëm, në përputhje me kërkesat dhe standardet ligjore të Kosovës dhe kornizave të aplikueshme ndërkombëtare, një regjim pajtueshmërie që përfshin të gjitha juridiksionet operative.

  1. Kohëzgjatja e Hulumtimit 

Kohëzgjatja e hulumtimit fillon që nga momenti kur Pjesëmarrësi pranon këtë Kontratë dhe ka një afat të pacaktuar. Hulumtimi ndërpritet (përfundon) kur Pjesëmarrësi tërhiqet dhe heq softuerin nga të gjitha pajisjet e tij/saj ose derisa Kompania të ndërpresë këtë Kontratë. Pjesëmarrësit mund të tërhiqen nga Hulumtimi në çdo kohë duke u identifikuar në profilin e tyre dhe duke klikuar butonin e caktuar për të kërkuar fshirjen. Nëse llogaria nuk çaktivizohet, të dhënat do të vazhdojnë t'i përcillen Kompanisë.

  1. Përdorimi i softuerit

Pjesëmarrësi mund të regjistrojë një ose më shumë Pajisje të përshtatshme përmes procesit të regjistrimit të anëtarësimit ose nëpërmjet faqes së Menaxhimit të Profilit në ueb-faqen e Panelit të Hulumtimeve. Pjesëmarrësi mund të regjistrojë vetëm Pajisjet që i ka në pronësi ose ka autorizimin e ligjshëm për ti përdorur dhe regjistruar në Panelin e Hulumtimeve. Të dhënat nga Pajisja e regjistruar do të transmetohen në serverin e grumbullimit të Kompanisë në baza të rutinës[A2] . Përditësimet e rregullta do të vihen në dispozicion të softuerit nga Kompania. Nëse nga Pjesëmarrësi nuk miratohen përditësimet, Pjesëmarrësi mund të humbasë të drejtën për të vazhduar anëtarësimin në Panelin e Hulumtimeve dhe të gjitha stimulimet do të pushojnë së ofruari.

  1. Kufizimet

Duke pranuar këtë Kontratë, Pjesëmarrësit deklarojnë se ata nuk do të shpërndajnë, ndryshojnë ose kopjojnë ueb-faqen ose nuk do të çmontojnë, ç’grumbullojnë, ndryshojnë inxhinierinë, ose ndryshe do të përpiqen të nxjerrin kodin burimor nga softueri. Çdo përdorim, modifikim, riprodhim, lëshim, performansë, shfaqje ose zbulim i softuerit dhe çdo dokumentacioni shoqërues do të kufizohet në përputhje me ligjet përkatëse të Kosovës.

  1. Disponueshmëria

Kompania rezervon të drejtën të përjashtojë ose heqë Pjesëmarrësit ose të ndërpresë Hulumtimin ose ndonjë pjesë të tij sipas lirisë së veprimit të saj. Në raste të tilla, Pjesëmarrësi do të njoftohet paraprakisht me e-mail ose me ndonjë mënyrë tjetër të arsyeshme komunikimi. Nëse Kompania në mënyrë të arsyeshme beson se pjesëmarrësi është nën moshën 16 vjeçare ose ka dhënë informacion të rremë ose mashtrues, atëherë pjesëmarrja e tyre në Hulumtim mund të refuzohet ose ndërpritet në çdo kohë pa paralajmërim.

  1. Dëmshpërblimi

Duke pranuar këtë Kontratë, Pjesëmarrësi pranon të mbrojë, dëmshpërblejë dhe mbajë Kompaninë të padëmshme nga dhe kundër çdo pretendimi dhe të gjitha detyrimet, vlerësimet, humbjet, kostot ose dëmet që rezultojnë ose rrjedhin nga (i) shkelja e kësaj Kontrate, (ii) shkelje ose cenim i ndonjë prone intelektuale, të drejta të tjera ose privatësi të një pale të tretë, dhe (iii) keqpërdorim i ueb-faqes së Panelit, nga Pjesëmarrësi.

  1. Të ndryshme

    8.1 Ndryshimet e Kontratës 

Në të ardhmen, Kompania mund të ndryshojë këtë Kontratë, për të cilën Pjesëmarrësit do t'i jepet një njoftim paraprak (për shembull, një njoftim i tillë mund të jepet me anë të një e-mail mesazhi). Nëse Pjesëmarrësi nuk pajtohet me ndryshimin e propozuar, ai është i lirë të ndërpresë Anëtarësimin e tij në Hulumtim, në të cilin rast ata duhet të kërkojnë menjëherë fshirjen e profilit të tyre nëpërmjet butonit të dhënë në faqen e profilit të Paneli i Hulumtimeve. Pjesëmarrja në Panelin e Hulumtimeve pas datës efektive të ndryshimit (amendamentit) do të konsiderohet si pranim i kësaj Kontrate të ndryshuar sipas njoftimit me shkrim.

8.2 Konfliktet/Pas-Përfundimit

Kjo Kontratë as nuk përjashton dhe as kufizon asnjë nga të drejtat e detyrueshme të Pjesëmarrësit si konsumator sipas ligjeve të Kosovës. Nëse ka ndonjë konflikt midis kësaj Kontrate dhe kushteve të tjera që lidhen me ndonjë aplikacion softuerësh, dispozitat e kësaj Kontrate do të mbizotërojnë. Dispozitat e kësaj Kontrate që synojnë t'i mbijetojnë përfundimit do të mbeten të vlefshme pas çdo përfundimi.

8.3 Ligji rregullues.

KJO KONTRATË DO TË RREGULLOHET NGA LIGJET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PA U LIDHUR ME KONFLIKTET E PARIMEVE TË LIGJEVE. TË GJITHA PALËT DHE MOSMARRËVESHJET QË DALIN NGA KJO KONTRATË DO TË JENË NËN AUTORIZIMIN EKSKLUZIV TË GJYKATAVE NË KOSOVË.

8.4 Caktimi i detyrave 

Pjesëmarrësi nuk do të caktojë këtë Kontratë ose asnjë të drejtë ose detyrim sipas kësaj, në bazë të ligjit ose ndryshe, pa miratimin paraprak me shkrim të Kompanisë. Kompania mund t'ia kalojë këtë Kontratë, si dhe të drejtat dhe detyrimet e saj, çdo pale të tretë pa pëlqimin ose njoftimin e Pjesëmarrësit. Në përputhje si më lartë, kjo Kontratë do të jetë e detyrueshme dhe do të jetë e vlefshme për të mirën e palëve, pasardhësve të tyre dhe caktimeve të lejuara.

8.5 Serioziteti 

Nëse ndonjë dispozitë e përfshirë këtu konsiderohet e pavlefshme ose e pazbatueshme, kjo dispozitë do të reformohet (korrigjohet) vetëm në masën e nevojshme për ta bërë atë të zbatueshme. Në çdo rast, dispozitat e mbetura do të zbatohen.

8.6 Kontrata e plotë.

Kjo Kontratë është e gjithë kontrata në mes të Pjesëmarrësit dhe Kompanisë, në lidhje me temën e kësaj kontrate dhe zëvendëson cilën do dhe çfarë do komunikimi të mëparshëm në lidhje me të.