Politika e privatësisë
UBO Consulting (këtu referuar si "UBO", "ne", ose "neve"), me selinë e saj të vendosur në rrugën Bajram Curri 60, Prishtinë 10000, në Kosovë, me numrin e regjistrimit të kompanisë 811469049, është një entitet që operon në Kosovë. Kjo Politikë e Privatësisë sqaron mënyrën se si ne i trajtojmë të dhënat personale që mbledhim nga ju ("I anketuari", "ju" ose "juve") kur bashkoheni me UBO Panelin e Hulumtimeve tona ("Paneli"), merrni pjesë në anketat tona ose bashkëveproni me portalin e Panelit ose aplikacionin celular Insight.
Temat:
-
Arsyetimi prapa mbledhjes së informacionit tuaj
Objektivi ynë kryesor në mbledhjen e informacionit nga ju është kryerja e hulumtimit të tregut në emrin tonë ose në emër të klientëve tanë. Kur ju bëheni anëtar i Panelit, krijohet një marrëdhënie kontraktuale midis juve dhe neve, e udhëhequr nga kjo Politikë e Privatësisë dhe Termat dhe Kushtet tona.
Për t'ju ftuar në anketat përkatëse, ne kërkojmë mbledhjen dhe përpunimin e informacionit që ju ofroni gjatë regjistrimit ose çdo detaj shtesë që shtoni më vonë në profilin tuaj në portalin Paneli i Hulumtimeve, ose ato të mbledhura sipas kësaj Politike të Privatësisë, duke përdorur metoda të automatizuara. Këto të dhëna janë gjithashtu thelbësore për përmbushjen e shpërblimeve dhe komunikimit në lidhje me anketën, siç shtjellohet në Termat dhe Kushtet përkatëse.
Për më tepër, ne mbledhim informacion bazuar në pëlqimin tuaj, veçanërisht kur ju i përgjigjeni ftesave tona të anketave ose kur jepni të dhëna vullnetarisht. Përgjigjet tuaja të anketave janë në lirinë e veprimit tuaj. Nganjëherë, ne mund të kërkojmë pëlqim të mëtejshëm ose të qartë kur është e nevojshme ose e detyrueshme.
Për më tepër, me pëlqimin tuaj për Skedar personalizimi/Cookie (shih paragrafin 5), ne mbledhim informacion në lidhje me pajisjet tuaja të përdorura gjatë aktiviteteve tona hulumtuese në internet për analiza statistikore, sigurimin e cilësisë, vërtetimin, parandalimin e mashtrimit dhe kontrollin.
Gjatë anëtarësimit tuaj në Paneli i Hulumtimeve ne mbledhim automatikisht informacionin e pajisjes për të mbrojtur interesat tona legjitime ose ato të një pale të tretë (zakonisht, një klient ose partner i UBO-së ose Panelistë të tjerë) për parandalimin e mashtrimit dhe kontrollet e sigurisë.
-
Çfarë lloj të dhënash personale mbledhim?
Të dhënat personale që mbledhim përfshijnë informacionin që ju ndani me ne përmes e-mailit dhe gjatë procesit të regjistrimit për t'u bashkuar me Panelin tonë të Hulumtimeve.
Nëse regjistrimi nuk ka përfunduar me sukses, ne mbajmë vetëm informacione të kufizuara për një kohë të kufizuar për të parandaluar mashtrimin ose keqpërdorimin.
Për më tepër, ne mbledhim të dhëna që ju i jepni vullnetarisht gjatë pjesëmarrjes në anketat tona ose përmes informatave kthyese, komenteve ose të dhëna të tjera në portalin tonë të Panelistëve.
Kur përfshiheni në një anketë online (në internet), ne gjithashtu marrim të dhëna pasive për sigurimin e cilësisë, siç përshkruhet më poshtë në paragrafët 3 dhe 5.
Ndonjëherë, nëse vendosim të bëjmë hulumtime më të hollësishme, mund të kërkojmë të dhëna personale të ndjeshme, si origjina juaj racore ose etnike, pikëpamjet politike, besimet fetare ose filozofike, anëtarësimi në sindikata ose të dhëna në lidhje me shëndetin ose orientimin seksual. Përgjigja e këtyre pyetjeve bazohet gjithmonë në pëlqimin tuaj dhe është jo e detyrueshme, me një zgjedhje gjithmonë në dispozicion "preferoj të mos përgjigjem". Përgjigjet mbeten të fshehta (konfidenciale) përveç nëse shprehimisht pranoni t'i ndani ato, së bashku me të dhënat tuaja personale, me klientët tanë të hulumtimit, gjë që rrit vlerën e analizës së tyre të hulumtimit.
Ne gjithashtu mbledhim informacione për pajisjen duke përdorur "Cookies" (të përcaktuara më poshtë dhe në paragrafin 5), duke përfshirë harduerin dhe softuerin në pajisjen tuaj.
Në mënyrë automatike, ne gjithashtu marrim të dhëna si IP adresa juaj, vendndodhja e vendit të pajisjes tuaj, sistemi operativ, cilësimet e ekranit, lloji i shfletuesit, përdorimi i Flash dhe Java, dhe disponueshmëria e ueb-kamerës në pajisjen tuaj.
-
Si do ta përdorim informacionin rreth jush?
Ne do të përdorim informacionin e mbledhur për:
- Përmbushjen e detyrimeve tona kontraktuale me ju;
- Mbajtjen e një regjistër të të gjithë Panelistëve të Hulumtimeve;
- Dërgojmë ftesa për anketa të rëndësishme për ju, duke u bazuar në detajet që keni dhënë gjatë fazës së regjistrimit ose çdo përditësim të mëvonshëm;
- Të dërgojmë një e-mail për të vërtetuar aplikimin tuaj, për të aktivizuar llogarinë tuaj të Paneli i Hulumtimeve, dhe për të konfirmuar shfrytëzimin e shpërblimeve tuaja;
- Ekzekutojmë programet tona të kontrollit të cilësisë, parandalimit dhe kontrollit të mashtrimit, kryejmë kontrolle sigurie, identifikojmë nëse jeni një anëtar ekzistues i Panelit ose konstatojmë nëse anëtarësimi juaj ka rezultuar nga ndonjë reklamë me pagesë;
- Të shtojmë të dhënat personale ekzistuese si vendndodhjen e përgjithshme gjeografike, përkatësinë etnike, kategoritë e profesioneve, etj., në përgjigjet tuaja të anketës për të analizuar përgjigjet dhe për të prodhuar rezultate të hulumtimit statistikor;
- Të ju regjistrojmë, në çdo tërheqje të shpërblimeve për të cilën keni të drejtë ose keni kërkuar të merrni pjesë;
- Prodhojmë profile statistikore anonime të anëtarëve të Panelit bazuar në informacionin e dhënë nga Panelistët;
- Dërgojmë buletin-informativ me e-mail, njoftimet dhe komunikimet e tjera siç përcaktohen në Termat dhe Kushtet.
- Organizojmë dërgimin e një produkti tek ju, nëse pranoni të merrni pjesë në një test të produkti.
Kur regjistroheni vullnetarisht në Panelin tonë të Hulumtimeve, ju keni dhënë pëlqimin për të ndarë përgjigjet tuaja individuale të anketës së bashku me informacionin tuaj personal me klientin e UBO-së që ka porositur anketën. Klienti do ta përdorë këtë informacion vetëm për qëllime të hulumtimit ose siç shtjellohet në anketën përkatëse.
Aty ku veçmas dhe në mënyrë eksplicite ju keni pranuar që informacioni juaj t'i jepet klientit për këtë, klienti mund ta përdorë këtë informacion gjithashtu për t'ju kontaktuar për hulumtime të mëtejshme që ata kryejnë;
Me pëlqimin tuaj eksplicit paraprak, ne mund t'i përcjellim informacionet tuaja personale dhe përgjigjet individuale të anketës tek një institut tjetër i hulumtimit të tregut, i cili është partneri ynë i biznesit, për qëllimet e mëposhtme: t'ju dërgojë ftesa për anketën përmes e-mailit ose telefonit me vegëza (links) që çojnë në anketa ose duke përdorur informacionin tuaj personal për shpërndarjen e çmimeve/dhuratave ose tërheqjeve të çmimeve (nëse ka) në lidhje me pjesëmarrjen në anketat e këtyre instituteve të hulumtimit të tregut.
Nëse ju jeni bashkuar me Panelin nëpërmjet një furnizues si palë e tretë, ky furnizues mund të informohet për anëtarësimin tuaj dhe mund të ketë qasje në informacionin që keni dhënë gjatë procesit të regjistrimit.
Bazuar në informacionin që keni dhënë, ne mund të kemi dëshirë të ftojmë anëtarë të tjerë të familjes suaj që të marrin pjesë në një anketë. Për të dhënë çdo informacion personal ose kontaktues të çdo anëtari të familjes suaj, duhet të keni pëlqimin e tyre. Duke u bashkuar me Panelin e Hulumtimeve dhe duke ofruar informacionin personal dhe/ose kontaktin e anëtarëve të familjes suaj, ne do të supozojmë se ju keni marrë pëlqimin e tyre përkatës për të ndarë informacionin e tyre personal me ne. Nëse një anëtar i tillë i familjes është i mitur, ju lutemi referojuni paragrafit 4 më poshtë.
Si pjesë e reklamimit të hulumtimit tonë online dhe studimeve hulumtuese të përdorimit të internetit, ne gjithashtu mund të:
- Ju dërgojmë ftesa përmes porosive me tekst ose shërbime të tjera të porosive për t'u angazhuar në një hulumtim.
- Ndajmë informacionin tuaj me nën-kontraktorët tanë ose entitet e lidhura që kryejnë detyra në emrin tonë, nën kontrollin dhe përgjegjësinë tonë, për mbajtjen e të dhënave. Disa nga këta nën-kontraktorë mund të jenë të vendosur jashtë Kosovës ose Zonës Ekonomike Evropiane në vende të cilave u mungon një vendim për përshtatshmërinë; megjithatë, ne i obligojmë këta nën-kontraktorë që t'u përmbahen të njëjtave kërkesa për privatësinë e të dhënave dhe rregullimeve të sigurisë sikurse ne, dhe do t'i nënshtrohen masave mbrojtëse të përshtatshme (përfshirë klauzola standarde kontraktuale), një përshkrim i të cilave mund të arrihet duke na kontaktuar siç përshkruhet në paragrafin 8 .
Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që çdo e dhënë personale që përpunojmë është e saktë, e përshtatshme, e rëndësishme dhe jo e tepruar, duke pasur parasysh qëllimin për të cilin janë marrë. Ne nuk do të përpunojmë të dhënat personale të marra për një qëllim, për çfarëdo qëllimi tjetër, përveç nëse ju keni dhënë pëlqimin për këtë.
Ne KURRË nuk do ta përdorim informacionin tuaj për ndonjë qëllim tjetër përveç të hulumtimit ose siç përshkruhet në këtë Politikë të Privatësisë dhe Termat dhe Kushtet.
-
Të miturit
Sipas të dhënave që keni ofruar, mund të ketë raste kur ne konsiderojmë të ftojmë ndonjë fëmijë nën moshën 16 vjeç në familjen tuaj për të marrë pjesë në një anketë. Në skenarë të tillë, marrja e miratimit paraprak nga një prind ose kujdestar ligjor, i cili mban përgjegjësi ligjore për fëmijën, është një hap i detyrueshëm përpara se t'i drejtoni një ftesë fëmijës për të marrë pjesë në hulumtim.
-
Përdorimi i Cookies (Skedar i personalizimit) dhe Teknologjive të ngjashme
Me t'u bërë anëtar i Panelit tonë dhe duke u angazhuar në hulumtimin tonë në internet, ju pranoni përdorimin tonë të cookies dhe teknologjive analoge ("Cookies"), si dhe mbledhjen e të dhënave nga PC/laptopi juaj ose çdo pajisje tjetër kompjuterike që mund të përdorni gjatë pjesëmarrjes tuaj në aktivitetet tona të hulumtimit online (internet), siç përshkruhet më poshtë.
Ueb-faqja e Paneli i Hulumtimeve dhe anketat tona online (në internet) grumbullojnë informacione nëpërmjet Cookies dhe teknologjive të ngjashme. Cookies janë skedarë të vegjël të ruajtur në kompjuterin tuaj. Ju mund të gjeni më shumë informacion rreth Cookies duke vizituar faqen e mëposhtme të internetit: www.aboutcookies.org.
-
Kohëzgjatja e ruajtjes për informacionin që ofroni
Informacioni i profilit që keni ofruar do të ruhet për periudhën e mandatit tuaj si anëtar i Panelit të Hulumtimeve.
Nëse e ndërpresim anëtarësimin tuaj, të dhënat tuaja personale si emri, mbiemri dhe informacioni i kontaktit do të fshihen brenda tridhjetë (30) ditëve ose siç përcaktohet ndryshe në këtë seksion. Nëse vendosni të përfundoni anëtarësimin tuaj në Panelin e Hulumtimeve, ne do të vazhdojmë të fshijmë të dhënat tuaja personale sa më shpejt që të jetë e mundur, me një afat kohor maksimal prej shtatë (7) ditëve pas kërkesës suaj.
Përveç informacionit të profilit tuaj, ne grumbullojmë gjithashtu përgjigjet që ju jepni në çdo anketë. Përgjigjet e dhëna nga ju do të pseudonimizohen nga ne për konsiderata sigurie dhe do të ndahen me klientët tanë në një formë anonime, përveç rastit kur ju jepni pëlqim të qartë për identifikim. Ne do të ndërpresim lidhjen midis informacionit të profilit tuaj dhe përgjigjeve që keni dhënë brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas përfundimit të projektit të hulumtimit, duke u siguruar që këto përgjigje nuk mund të gjurmohen deri tek ju.
Të dhënat që keni dhënë janë të paçmueshme për ne, pasi ne kemi investuar në marrjen e tyre. Prandaj, nëse vendosni të ndërprisni marrëdhënien, ne do t'i mbajmë këto të dhëna, por do të sigurohemi që të fshijmë informacione të identifikueshme si emri, mbiemri dhe detajet e kontaktit për të ruajtur privatësinë tuaj.
-
Si e ruajmë informacionin tuaj personal?
Ne e kemi prioritet të lartë detyrën tonë për të siguruar informacionin tuaj personal. Në përputhje me këtë, ne ushtrojmë çdo masë të arsyeshme për të siguruar që informacioni juaj të mbetet i mbrojtur nga humbja, vjedhja ose keqpërdorimi. Masat tona mbrojtëse përfshijnë siguri të fuqishme fizike në ambientet tona, qasje të rregulluar në sistemet tona kompjuterike dhe përdorimin e lidhjeve të sigurta dhe të koduara të internetit gjatë mbledhjes së informacionit personal.
Duke demonstruar përkushtimin tonë të palëkundur për sigurinë e informacionit tuaj, UBO Consulting i nënshtrohet vlerësimeve të rregullta të brendshme dhe të jashtme të masave të saj të sigurisë së informacionit.
-
Si mund të qaseni në informacionin tuaj dhe/ose ta Korrigjoni atë dhe/ose të Kërkoni transferimin dhe/ose Fshirjen dhe/ose Ankesën e tij
Ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të të gjithë informacionit që mbajmë për ju. Ju gjithashtu keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale që mbajmë për ju. Në disa rrethana, ju gjithashtu keni të drejtë të kërkoni prej nesh fshirjen ose heqjen e informacionit personal që mbajmë për ju, duke iu nënshtruar kufizimeve të përcaktuara më lart në paragrafin 7, dhe duke marrë parasysh teknologjinë në dispozicion dhe koston e zbatimit, ne do të ndërmarrim hapa të arsyeshëm për të informuar çdo kontrollues ose përpunues të të dhënave në lidhje me kërkesën tuaj për fshirje.
Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja të lartpërmendura, keni ndonjë pyetje ose kërkoni informacion të mëtejshëm në lidhje me Politikën tonë të Privatësisë ose pajtueshmërinë tonë me ligjet për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi kontaktoni Departamentin tonë të Mbrojtjes së të Dhënave. Ata mund të kontaktohen:
Me e-mail të dërguar në: help@uboconsulting-ks.com me “Paneli UBO” si temë.
Ose na shkruani në: UBO Consulting
Ref: Paneli UBO
60 Bajram Curri
Prishtinë 10000
Kosovë